Si u përhap Covid-19 në 24 orë: cilët janë të infektuarit në Shkodër, Kukës e Fier?

Nga Exit News
Si u përhap Covid-19 në 24 orë: cilët janë të infektuarit në Shkodër, Kukës e Fier?

24 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 518.

Ky është numri më i lartë i pacientëve ditor që prej 5 prillit.

6 prej pacientëve të rinj janë personel mjekësor.

24 orët e fundit, është zbuluar dhe rasti i parë në Mallakastër: një infermiere në qendrën shëndetësore në Aranitas.

Në total, janë 19 qytete të prekura.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 12 të infektuar në Shkodër, duke e çuar totalin në 83,
  • 3 të infektuar në Tiranë, duke e çuar totalin në 241,
  • 3 të infektuar në Kukës, duke e çuar totalin në 9,
  • 3 të infektuar në Fier, duke e çuar totalin në 35,
  • 1 i infektuar në Korçë, duke e çuar totalin në 19,
  • 1 i infektuar në Kavajë, duke e çuar totalin në 9,
  • 1 i infektuar në Mallakastër.

Shkodër

Të infektuarit e rinj në Shkodër janë punonjëse të një fasonerie, një punonjës i policisë në burgun e Reçit dhe një infermiere në Spitalin Rajonal. Të tjerët janë kontakte të personave të infektuar më parë.

Kukës

Tre të infektuarit e rinj në Kukës janë personel mjekësor. Ata janë infektuar si pasojë e kontaktit me kolegun e tyre, infermierin që i shërbeu 90-vjeçares nga Puka. Infermieri ka infektuar dhe 4 pjestarë të familjes së tij.

Korçë

E infektuara e re është një 80-vjeçare, bashkëshortja e një pacienti të identifikuar me Covid-19 më 23 mars.

Fier

Tre të infektuarit e rinj në Fier janë një vatër e re: babai dhe dy djemtë, banues në lagjen “Afrimi i Ri”. Ata dyshohet se e kanë marrë virusin nga kontakte të rastësishme.

Mallakastër

E infektuara e parë në Mallakastër është një infermiere e qendrës shëndetësore Aranitas. ISHP i ka bërë analizat të gjithë punonjësve të kësaj qendre dhe deri tani vëtëm një infermiere rezultoi e infektuar. Ajo është e izoluar në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>