Si u përhap Covid-19 në 24 orët e fundit: 12 të infektuar të rinj në Durrës

Nga Exit News
Si u përhap Covid-19 në 24 orët e fundit: 12 të infektuar të rinj në Durrës Koronavirus Spitali infektiv Ambulanca

20 persona të infektuar me koronavirus u zbuluan në 24 orët e fundit, duke shënuar rritje në krahasim me ditët e fundit.

12 prej tyre janë zbuluar në Durrës, duke e bërë qytetin të dytin pas Tiranës me numrin më të lartë të të infektuarve: 26.

8 të infektuarit e tjerë të rinj u zbuluan:

 – 5 në Tiranë,

 – 1 në Korçë,

 – 1 në Shkodër,

 – 1 në Mirditë.

Nuk dihet ende se si janë infektuar 12 personat e rinj në Durrës, por në disa media është raportuar se një çift të moshuarish janë infektuar nga djali i tyre që punon në një call-center. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë informacione për të infektuarit e rinj.

raportimin e sotëm, Mira Rakacolli u shpreh se nuk ka vatër të re infeksioni dhe se të infektuarit e rinj janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Në Korçë, i infektuari i ri është djali i një çifti të prekur më parë nga Covid-19.

Në Lezhë, e infektuara e re është bashkëshortja e një personi të infektuar më parë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme