Si u përhap Covid-19 në 24 orët e fundit: 17 të infektuar në Shkodër e Lezhë

Nga Exit News
Si u përhap Covid-19 në 24 orët e fundit: 17 të infektuar në Shkodër e Lezhë

27 persona të rinj me Covid-19 u identifikuan 24 orët e fundit, duke shënuar kështu ditën me më shumë të prekur që nga 9 marsi, kur u identifikuan të prekurit e parë me koronavirus në vend.

12 prej tyre janë në Shkodër, duke e çuar totalin në qark në 22. Ata janë pjestarë të dy familjeve dhe mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar. Dy familjet kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, rastet e dy familjeve në Shkodër tregojnë se si mosrespektimi i distancimit social rrit numrin e të infektuarve.

Ndërsa të infektuarit e tjerë janë:

  • 3 në Tiranë, duke e çuar totalin në 146,
  • 5 në Lezhë, duke e çuar totalin në 11,
  • 2 në Durrës, duke e çuar totalin në 32,
  • 2 në Fier, duke e çuar totalin në 25,
  • 2 në Kavajë, duke e çuar totalin në 8.
  • 1 në Mirditë, duke e çuar totalin në 3.

Në Fier është zbuluar një vatër e re infeksioni: një çift të moshuarish pa histori udhëtimi dhe pa kontakte, që dihen deri më tani, me persona të infektuar më parë. Ato banojnë në të njëjtën lagje me një tjetër person të infektuar me Covid-19 në Fier.

Në Mirditë po ashtu është gjetur një vatër e re infeksioni: një punonjës i bashkisë.

Në Lezhë mësohet se të infektuarit janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.

Një jurist nga Tirana, por që punon në burgun e Rrogozhinës është prekur me koronavirus. Prej kontakteve të shpeshta me të, është vënë në izolim dhe drejtori i burgut.

Për të infektuarit e tjerë në Durrës,Tiranë e Kavajë nuk ka ende informacione.

Mosha mesatare e të infektuarve me Covid-19 është 50 vjeç.

Në total numri i të prekurve ka arritur në 304, prej të cilëve 89 janë shëruar dhe 16 kanë humbur jetën, duke lënë 199 raste aktive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>