Si u përhap Covid-19 në 24 orët e fundit: 20 të infektuar në Tiranë e Shkodër

Nga Exit News
Si u përhap Covid-19 në 24 orët e fundit: 20 të infektuar në Tiranë e Shkodër

29 persona të rinj me Covid-19 u identifikuan 24 orët e fundit, duke shënuar kështu ditën me më shumë të prekur që nga 9 marsi, kur u identifikuan të prekurit e parë me koronavirus në vend.

Në ditët e fundit, është shënuar një dyfishim i numrit të të infektuarve kurbës krahasuar me ditët e fundit të marsit kur u identifikuan 11-15 të infektuar të rinj në ditë.

11 prej të infektuarve të rinj janë në Tiranë, ndërsa 9 janë në Shkodër.

Për rastet e Shkodrës dihet se janë pjestarë të dy familjeve nga Kirasi dhe Dobraçi, ku dje janë identifikuar 12 të prekur të tjerë me Covid-19. Në total në këto 2 familje numri i të prekurve është 21, mes tyre dhe një fëmijë 13-vjeçar.

Të prekurit në 24 orët e fundit janë në këto qytete:

  • 11 në Tiranë, duke e çuar totalin në 157,
  • 9 në Shkodër, duke e çuar totalin në 31
  • 3 në Lezhë, duke e çuar totalin në 14,
  • 2 në Rrogozhinë, duke e çuar totalin në 4,
  • 1 në Durrës, duke e çuar totalin në 33,
  • 1 në Lushnje, duke e çuar totalin në 5,
  • 1 në Has, duke e çuar totalin në 9,
  • 1 në Elbasan, duke e çuar totalin në 9.

Në Rrogozhinë, 2 të infektuarit e rinj janë drejtori dhe një specialist i burgut të Rrogozhinës. Ata u infektuan nga juristi i burgut, i cili jeton në Tiranë.

Në total nga 333 raste me Covid-19 në vend, 18 kanë ndërruar jetë dhe 99 janë shëruar, duke e lënë totalin e rasteve aktive në 216.

Mosha mesatare e pacientëve është 50 vjeç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>