Si uruan politikanët shqiptarë festën e Pashkëve

Nga Exit News
Si uruan politikanët shqiptarë festën e Pashkëve

Të gjithë politikanët më të rëndësishëm të vendit i uruan sot festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolik përmes postimeve në Facebook.

Presidenti Ilir Meta uroi të gjithë besimtarët katolikë e ungjillorë dhe bëri thirrje për lutje për të prekurit nga pandemia e për mjekët, të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës me këtë virus. Në një postim në Facebook, ai shkroi:

“T’i gëzohemi thjeshtësisë së Festës së Pashkëve në familjet tona, dhe le ta ndajmë gëzimin tonë në lutje për shëndetin e të afërmve tanë, për shërimin e të prekurve nga kjo pandemi dhe për të gjithë mjekët e infermierët, heronjtë tanë, që po shërbejnë me përkushtim e sakrifica të pashembullta në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.”

Kryeministri Edi Rama i uroi besimtarët përmes një videoje në Facebook ku shkruan “Pashkë të gëzuara”.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha uroi në mënyrë të veçantë personelin shëndetësor, punonjësit e policisë, të forcave të armatosura, klerikët, familjet në nevojë, të moshuarit dhe të sëmurët.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shkroi në një postim në Facebook se “pas javëve të kreshmës, të kaluara në një situatë të vështirë si kjo që po përballemi të gjithë bashkë në kushtet e pandemisë, kjo ditë e bekuar na fton të shikojmë përpara duke hapur zemrën ndaj të mirës, të forcojmë besimin te Zoti dhe dashurinë për njëri-tjetrin, për vendin, kombin.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>