Siguria rrugore vë në plan të dytë vrasjet

Nga Exit News
Siguria rrugore vë në plan të dytë vrasjet

Vëmendja e qeverisë për vitin 2020 do të jetë më shumë për sigurinë rrugore. Këtë e nënkuptoi sot Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një diskutimi për ndryshimet e kodit rrugor që ai zhvilloi bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Ministri Lleshaj tha se ka më shumë të vrarë në rrugët e vendit se sa nga krimi dhe se brenda shkurtit do të ketë propozime konkrete për ndryshime në kodin rrugor.

“[…] vetëm në 2018 kemi humbur jetën e 227 qytetarëve shqiptarë në rrugët e vendit, shifër e cila është pothuajse 5 herë më e lartë se shifra e të vrarëve që shkakton krimi në Shqipëri. Gjithë kriminaliteti në vend sjell rreth 50 të vrarë në vit, edhe kjo në rënie drastike në raport me vitet e kaluara por gjithsesi është një numër i madh qytetarësh shqiptarë që humbin jetën dhe ky numër nuk mund të pranohet.”

Kohët e fundit autoritetet u janë shmangur bilanceve të vrasjeve dhe nuk kanë folur për mungesën e kapjes së autorëve. Vetëm në 2 javët e para të janarit u kryen 4 vrasje. Ndërsa në vitin 2019 pati 57 vrasje, 12 më shumë se në vitin 2018 që kishte 45 .

Shumë vrasje mbesin pa autorë, ndërsa në disa raste vrasësit mbeten në kërkim. Mënyra e ekzekutimeve është tronditëse për qytetarët, nga tritoli te sulmi me makina në lëvizje apo dhe vrasjet me snajper si në rastin e Kastriot Reçit në Rrëshen.

Gazetarët e kronikës flasin shpesh për dyshimet se disa vrasje kryhen me vrasës me pagesë, por policia nuk ka pasur rezultat në kapjen e ndonjërit prej tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>