Sindikata e Naftëtarëve të Ballshit i dërgoi një letër Organizatës Ndërkomëtare të Punës, OSBE-së, Delegacionit të Bashkimit Europian dhe përfaqësive të huaja për kushtet e këqija, pagat e prapambetura dhe pezullimin e punës.
Nëpërmjet kësaj letre, Sindikata bën thirrje për dhënien e pagave të prapambetura dhe kërkon reagim nga këto institucione.
Naftëtarët e Ballshit janë futur në grevë prej më shumë se 20 ditësh. Gratë naftëtare kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë, dhe gjendja e tyre shëndetësore është rënduar edhe më shumë. Ato nisën e urisë pasi naftëtarët dolën në ditën e 18-të, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.