Sindikata e Policisë në Kosovë paralajmëroi të enjten protesta nëse nuk realizohen kërkesat e policëve, të cilët kërkojnë pagesën e pakos emergjente.
“Andaj duke parë këtë, Këshilli drejtues i SPK-ës, sot me datën 21.01.2021 në takimin e mbajtur ka vendos që të paralajmëron protesta duke parë shqetësimin, diskriminimin dhe anashkalimin e punonjëseve të PK-së. Dhe mu për ketë kërkojmë reflektim të shpejtë dhe konkret të Qeverisë së vendit, pasi që zgjedhja e veprimeve tona sindikale tashmë do jetë vetëm protesta”.
Sindikata deklaron se nuk ka pasur ende një përgjigje për kërkesat e parashtruara të policëve
Në njoftimin e Sindikatës thuhet:
“Mirëpo edhe pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të një pas njëshme, akoma nuk ka asnjë përgjigje sa i përket realizimit të këtyre kërkesave sipas zotimeve. Sepse jo të gjithë zyrtarët policor janë duke u përfshirë në pagesën e pakos (shtesës prej 100 eurosh). Ndërsa për shujten ushqimore nuk kemi përgjigje se do paguhet sipas legjislacionit në fuqi, por edhe sipas zotimeve se do filloi nga ky fillim vit”.
Në dhjetor Sindikata kishte paralajmëruar masa radikale, por nuk e kishte përcaktuar se në çfarë forme.
Ata kërkojnë nga qeveria:
- pagesë të pakos emergjente;
- pagesë të ushqimit;
- pagesë të orëve të punës;
- pagesë të ditëve të fundjavës dhe ditëve të festave;
- pagesë për ndërrimin e natës.