Sindikata kundërshton projektligjin për pensionin e parakohshëm të policëve mbi 55 vjeç

Nga Exit News
Sindikata kundërshton projektligjin për pensionin e parakohshëm të policëve mbi 55 vjeç

Sindikata e Punonjësve të Policisë ka kundërshtuar ligjin e propozuar nag qeveria për nxjerrjen në pension të parakohshëm të punonjësve të policisë mbi moshën 55 vjeç. Sindikata në një letër dërguar Kuvendi shkruan se qeveria nuk ka marrë mendimin e Sindikatës për hartimin e këtij projektligji.

Në letër, ajo kundërshton detyrimin e policit, i cili del në pension të parakohshëm të kryejë 700 orë punë në vit, dhe faktin se vetëm drejtori i institucionit mund të vendosë për të nxjerrë në pension një vartës mbi 55 vjeç.

Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi ka propozuar lirimin nga detyra të policëve që janë mbi 55 vjeç apo kanë më shumë se 30 vjet në punë.  Sipas projektligjit ata do të dalin në pension paraprak me 50% të pagës dhe 700 orë punë të detyruar në vit.

Ky pension paraprak, sipas draft ligjit të diskutuar në Komisionin e Sigurisë, përfitohet me kërkesë të punonjësit ose të titullarit të institucionit përkatës. Ai prek punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>