Sipërmarrësi dhe politikani Agron Shehaj urdhëron vetë-izolimin e punonjësve të tij

Nga Exit News
Sipërmarrësi dhe politikani Agron Shehaj urdhëron vetë-izolimin e punonjësve të tij

Sipërmarrësi dhe politikani Agron Shehaj, ish-deputet i Partisë Demorkatike ka urdhëruar sot punonjësit e tij të punojnë nga shtëpia, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ky është rasti i parë që një sipërmarrës që ka vendosur të imponojë izolimin ose të paktën shmangjen e kontakteve të përditshme të punonjësve të tij duke i lejuar të punojnë nga shtëpia.

Në një postim në Facebook, Zoti Shehaj e quan vetë-karantinimin dhe zvogëlimin sa më shumë të jetë e mundur të kontakteve me të tjerët si të vetmen mënyrë që të pengohet përhapja në masë e koronavirusit në Shqipëri:

“E vetmja mënyrë të pengohet një epidemi e mundshme është qendrimi i njerëzve brenda, i të gjithëve, dhe dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, si blerje a ushqimeve dhe ilaçeve.

Kjo nuk duhet të jetë zgjedhje e lirë, por detyrim!

Për këtë arsye kam vendosur ndërprerjen e punës në kompanitë e mia në Tiranë të rreth 1 mijë punonjësve dhe aktivizimi i punës nëpërmjet Smart Working. Pjesa më e madhe e tyre do të kenë mundësinë që të punojnë nga shtëpia duke përdorur teknologjinë.”

Zoti Shehaj i ka bërë vazhdimisht thirrje qeverisë që të marrë masa dhe të kufizojë lëvizjen e qytetarëve, si e vetmja masë parandaluese që ul ndjeshëm numrin e të infektuarve të rinj.

Sot për herë të parë pas disa javësh, nuk u gjet asnjë i infektuar i ri në qytetin e Codognos, epiqendrën e virusit në Itali.

E vetmja masë që po respektohet nga të gjithë qytetërët është vetë-karantinimi dhe zvogëlimi në maksimum i kontakteve me persona të tjerë.

Kryebashkiaku i qytetit tha se qyteti e ka marrë seriozisht karantinën, ndaj sot vjen ky rezultat: 0 të infektuar të rinj.

Ndërkohë në Shqipëri, qeveria ka bërë të detyrueshëm vetë-karantinimin për 14 ditë për të gjithë personat që kanë ardhur nga Italia dhe Greqia.

Për të mësuar më shumë se si mund të vetë-karantinohesh mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>