Sistemi absurd i lejeve: nëse nuk përdor dot e-Albania, duhet dy ditë të marrësh leje!

Nga Exit News
Sistemi absurd i lejeve: nëse nuk përdor dot e-Albania, duhet dy ditë të marrësh leje!

Të gjithë ata qytetarë që do të aplikojnë për leje-dalje me anë të SMS-ve, do të mund të dalin 2 ditë pasi kanë bërë aplikimin.

Pra, në rast se ju aplikoni përmes një SMS-je në numrin 55155 sot, përgjigjen për lejen e merrni nesër, dhe mund të dilni për të bërë pazar ose blerë ilaçe pasnesër.

Me këtë sistem lejesh, qytetarët nuk mund të plotësojnë nevojat emergjente për ushqim apo ilaçe.

Aplikimi për të dalë, përmes SMS-së, do të përdoret nga të gjitha ata qytetarë që nuk kanë një celular smart ose kompjuter dhe qasje në internet, si dhe nga të huajt që nuk kanë kartë identiteti ose pashaportë shqiptare.

Të gjithë këta persona duhet të planifikojnë që sot se çfarë do t’i nevojitet pas 2 ditëve.

Edhe ata qytetarë të cilët mund të aplikojnë në portalin e-albania, kanë hasur vështirësi ditën e dielë, për shkak të fluksit të madh të aplikimeve. Vetëm për ditën e hënë, 30 mars, më shumë se 54 600 qytetarë kanë aplikuar për të marrë leje.

Edhe në Itali, vendi me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi dhe që prej 10 marsit është në gjendje shtetrrethimi, qytetarët mund të dalin për blerjet e nevojshme,për punë apo për vizita mjekësor, vetëm duke plotësuar një formular me shkrim dore, ku deklarojnë aryset e daljes.

LEXO  Ekploziv makinës së prokurorit Kuliçi, kreu i gjykatës: Ka lidhje me dosjet nën hetim

Në parim, modeli shqiptar i leje-daljes është një kopje e sistemit italian, por më i rreptë dhe më pak praktik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>