Sistemi gjyqësor dhe administrata publike të korruptuara, lajmet e rreme mjete për synime të caktuara

Nga Exit News
Sistemi gjyqësor dhe administrata publike të korruptuara, lajmet e rreme mjete për synime të caktuara

Sistemi gjyqësor dhe administrata publike janë segmentet ku korrupsioni vazhdon të mbetet problem i madh.

Në raportin vjetor të SHISH, tregohet se me masat e kundër korrupsionit kanë bërë që “elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në Vetting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre”

Raporti shprehet se lajmet e rreme po përdoren si mjet për shtuar problematikat, për synime të caktuara.

Sipas SHISH qëllimi i këtyre lajmeve të rreme ” është të ndikojnë mbi opinionin publik, të dëmtojnë kohezionin social,përçajnë vendimmarrjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare në raport me zhvillime të qenësishme, shenjestrojnë e denigrojnë aktorë e faktorë ndërkombëtarë në raport me qëndrimet/rekomandimet e tyre ndaj vendeve të rajonit përfshi vendin tonë. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>