Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës

Nga Exit News
Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës

Rreth 1,500 hektarë janë përmbytur në Bashkinë e Shkodrës sipas njoftimit të fundit zyrtar ndërsa niveli i ujit në Dajç, Liqenin e Shkodrës dhe lumin Drin mbeten nën kuotën maksimale.

Deri në orën 14:00 në Shkodër raportohet se siperfaqja totale e përmbytur është 1585 Ha, shumica tokë foragjere.

Në Njësinë Administrative Ana Malit vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Në Njësinë Administrative Dajç sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar)

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Në Njësinë Administrative Guri Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.

Në Njësinë Administrative Velipojë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.

Në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Në Njësinë Administrative Bërdicë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Bashkia e Shkodrës bën thirrje që për ditën e nesërme në njesinë Ana e Malit është e nevojshme një makine ushtrie për transport në rrugën Obot dhe një varkë lundruse nëse rritet niveli i ujit edhe 50 cm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>