Situata e përmbytjeve në vend deri në mesditë

Ministria e Brendshme raportoi lidhur me situatën në zonat e përmbytura, deri në orën 12:00, me anë të një njoftimi për median.

Çarja e argjinaturës së lumit Shkumbin përmbyti disa fshatra në Divjakë dhe Lushnje. Rreth 30 familje u evakuuan. Në Rrogozhinë, nivelit i ujit po rritet por ende nuk ka filluar evakuimi i banorëve.

Ura e Broshkës, në afërsi të Elbasanit, u shemb dhe ka izoluar 1200 banorë të fshatit.

Në segmentit rrugor Tiranë – Elbasan, pranë hotel Eklips, një rrëshqitje dheu ka bllokuar qarkullimin. Ndërsa në Bërzhitë katër familje rrezikohen nga rrëshqitja e dherave. Një urë që lidh Paskuqanin me ish uzinën Dinami u dëmtua, duke vështirësuar kalimin.

Në qarkun e Durrësit, në Shijak situata është ende kritike. Fshati Sallmone është i mbulur nga uji si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati. Rreth 150 banesa janë dëmtuar. 50 familje  u evakuuan në Shijak, ndërsa 30 në Sukth.

Ministria njofton se situata në qarkun e Lezhës po shkon drejt normalizimit pasi niveli i ujit në fshatin Pllane po ulet.

Aktualisht, aksi rrugor Gramsh – Elbasan, Qafë Mali – Fierzë – Fushë Arrëz  dhe Qafë  Thore – Bogë – Theth janë të pakalueshëm. Ndërsa Rruga e Kombit funksionon normalisht, pasi u pastrua masivi i dheut që rrëshqiti dje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>