Situata e përmbytjeve në vend

Situata e përmbytjeve në vend

Moti i keq ka shkaktuar sërish probleme në disa qytete në Shqipëri gjatë së enjtes.

Shkodra vijon të mbetet një nga zona më problematike sa i takon përmbytjeve. Po ashtu është njoftuar se rruga në Llogora është bërë e vështirë për t’u kaluar si pasojë e motit të keq.

Disa fshatra në zonën e Elbasanit dhe të Korçës kanë mbetur pa energji elektrike.

Rrugë janë përmbytur dhe janë bërë të pakalueshme për këmbësorët edhe në Berat, Durrës, Vlorë dhe Lezhë.

Ka nisur edhe evakuimi i banorëve dhe i kafshëve.

Exit News sjell një përmbledhje të situatës së përmbytje në vend:

Shkodra

U evakuuan 2 familje në lagjen “Iliria” të qytetit të Shkodrës dhe rreth 150 krerë bagëti e imët nga lagjja e njohur si Livadhet pranë bregut të liqenit në qytetin e Shkodrës.

Në fshatin Obot vijon transporti i banorëve për nevojat e tyre të përditshme .

Në gjithë qarkun e Shkodrës janë 5030 ha sipërfaqe totale e përmbytur.

Uji ka hyrë brenda në disa shtëpi.

Janë bllokuar rrugët dhe banorët kanë bërë apel për ndihmë dhe për ushqime.

Shkodra është përmbytur disa herë brenda vitit 2021 si pasojë e motit të keq.

Vlora

Fshati Nartë në Vlorë është përmbytur.

Hyra në fshat bëhet vetëm me makina të larta pasi niveli i ujit është ngritur.

Disa rrugë kryesore të qytetit janë përmbytur po ashtu.

Në Llogora është bllokuar rruga si pasojë e borës.

Elbasan

Në disa fshatra është ndërprerë energjia elektrike si pasojë e motit të keq.

Disa fshatra të njësisë Administrative Kodovjat Kodovjat të bashkisë Gramsh, Shalës të bashkisë Cërrik dhe Përparim të bashkisë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Në disa rrugë ka pasur rrëshqitje dherash dhe janë bllokuar rrugët.

Korça

Edhe në këtë qytet ka pasur shkëputje të energjisë elektrike si pasojë e motit të keq.

Në Devoll Peshtan, Kodras si edhe në fshatrat e Vithkuqit.

Lezhë

Në Torovicë, janë 300 hektarë tokë bujqësore të përmbytura.

Rrugët nacionale, rurale e bashkiake në tërsi janë të kalushme.
Problem paraqet rruga rurale Rrëshen-Bukmirë, sepse ka rreshqitje të dherave dhe ulje të shtratit të rrugës.

Gjendja e lumenjve

Lumi Buna ka dalë nga shtrati dhe  janë evakuuar disa familje.

Ka rritje të prurjeve të lumit Drin.

Në territorin e Bashkisë Shkodër, janë rritur së tepërmi nivelet e lumenjve.

Lumi Buna ka dalë nga shtrati.

Rritja e nivelit të liqenit ka  krijuar  vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>