Sizmiologu Koçi: Tërmeti i djeshëm me magnitudë 4,9 pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit

Nga Exit News
Sizmiologu Koçi: Tërmeti i djeshëm me magnitudë 4,9 pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit

Sizmiologu Rexhep Koçi nga Instituti i Gjeoshkencave ka sqaruar se tërmeti i mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.9 është pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit.

“Ngjarja sizmike u regjistrua në orën 21:15 me epiqendër 3 km nga fshati Bubq dhe 6 km në perendim të Fushë-Krujës. Termeti u regjistrua nga Instituti i Gjeoshkencave me magnitudë 4.9 dhe më pas edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 4.2 dhe 3.1 të shkallës Rihter”, u shpreh Zoti Koçi për ABCNews.

“Janë pasgoditje të tërmetit të 26 nëntorit, është një ngjarje e regjistruar pranë epiqendrës nuk mund të quhet tërmet i fortë, por i moderuar” vazhdoi ai më tej.

Zoti Koçi tha se në ditët në vijim pritet të ketë pasgoditje të tjera, por që këto konsiderohen ngjarje normale sizmike dhe janë të padëmshme për strukturat e ndërtesave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>