
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i ka kujtuar të gjithë specialistëve që përmbushin kriteret të aplikojnë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në një postim në Twitter, Ambasadorja u shpreh se:
“Kjo është një mundësi për të bërë diferencën duke u bërë hetues special i BKH-së. Afati I fundit është sot në mesnatë. Mos u kënaq duke qendruar pa lëvizur e vetëm duke u ankuar, vepron”.
Sot (29 shtator) është dita e fundit për aplikimet për officer të BKH-së, më pas komisionin I përzgjedhjes do të nisë vlerësimin e kandidaturave.