Sokol Dautaj kreu i Sindikatës së naftëtarëve të Ballshit u shpreh se marrëveshja me qeverinë përfundon në fund të tetorit, dhe ende nuk e dinë se çfarë do të bëhet me to.
“Janë 500 naftëtarë të cilët nuk dalin në pension. Ata do të ngelen pa punë” u shpreh Dautaj, të premten, për median.
Ai u shpreh se naftë nxirret dhe autobotet qarkullojnë çdo ditë, ndërsa kompanitë mashtrojnë se dalin me humbje.
“Unë jam shprehur edhe në takimin me Ramën, do të ndjekim rrugën ligjore”, u shpreh Dautaj nëse nuk gjejmë një zgjidhje.
Marrëveshja mes naftëtarëve dhe kryeministrit Edi Rama u firmos në nëntor 2020. Sipas marrëveshjes naftëtarët do të merrnin 40 mijë lekë për 1 vit.
Dautaj pohoi se ranë dakort të marrin 4 paga 2 këtë muaj dhe 2 muajin tjetër. Nga kjo marrëveshje përfituan 870 naftëtarë.
Për më shumë lexoni këtu, këtu, këtu.