Zbulohen udhëtimet e Ministrit Ahmetaj me avionë çarter?

Zbulohen udhëtimet e Ministrit Ahmetaj me avionë çarter?

Përpara pak kohësh, Kryetari i opozitës Lulzim Basha akuzoi ish ministrin e Ekonomisë Arben Ahmetaj se:

“Në vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara, Arben Ahmetaj ka marrë 500 mijë euro kapar, dhe në dhjetor të 2015 pas daljes së VKM-së që i jep 8 për qind bonus, kompania Suzer i ka dhënë  5 milionë euro të tjera. Arben Ahmetaj… ka negociuar direkt dhe në mënyrë të paligjshme për këtë projekt duke udhëtuar me çarter.”

Në përgjigje të akuzave të zotit Basha,Zoti Ahmetaj në faqen e tij në Facebook, deklaroi se:

“Nëse unë kam udhëtuar me charter me ndonjë biznesmen, përfshirë Suzer, jam gati të jap dorëheqjen.”

Por, Gazeta Sot ka publikuar, në numrin e sotëm, një sërë dokumentesh që, ajo pretendon, se vërtetojnë që Ministri Ahmetaj ka udhëtuar të paktën 17 herë me çarter jashtë vendit, brenda dy viteve të fundit.

Gazeta pretendon, gjithashtu, se Zoti Ahmetaj ka udhëtuar edhe të paktën 130 herë të tjera gjatë jashtë vendit, në këtë periudhë, duke përdorur linja tregtare fluturimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>