Vendet e BE-së kanë arritur të mbajnë në nivele të pranueshme numrin e të papunëve përmes skemave të mbështetjes ekonomike dhe lehtësimit të masave ndaluese, raporton Associated Press.
Në Korrik, si pasojë e këtyre skemave, papunësia u rrit me 0,2 përqind, në karahasim me një vit më parë, përkatësisht 7,7 përqind në korrik të 2019, dhe në 7,9 përqind në korrik të 2020.
Skemat e qeverive për të paguar një pjesë të pagave të punëtorëve kanë bërë që shumë kompani të vazhdojnë t’i mbajnë punonjësit në punë.
Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se do të hedh në treg 1,35 trilionë euro përmes bonove me qëllim rritjen e inflacionit në nivele më normale dhe mbështetjen e rimëkëmbjes së ekonomisë në BE.