Skemat mbështetëse ndaluan rritjen e papunësisë në BE

Nga Exit News
Skemat mbështetëse ndaluan rritjen e papunësisë në BE

Vendet e BE-së kanë arritur të mbajnë në nivele të pranueshme numrin e të papunëve përmes skemave të mbështetjes ekonomike dhe lehtësimit të masave ndaluese, raporton Associated Press.

Në Korrik, si pasojë e këtyre skemave, papunësia u rrit me 0,2 përqind, në karahasim me një vit më parë, përkatësisht  7,7 përqind në korrik të 2019, dhe në 7,9 përqind në korrik të 2020.

Skemat e qeverive për të paguar një pjesë të pagave të punëtorëve kanë bërë që shumë kompani të vazhdojnë t’i mbajnë punonjësit në punë.

Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se do të hedh në treg 1,35 trilionë euro përmes bonove me qëllim rritjen e inflacionit në nivele më normale dhe mbështetjen e rimëkëmbjes së ekonomisë në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>