Zgjedhja e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave e paligjshme

Zgjedhja e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave e paligjshme

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave (ASH) në shkelje të ligjit.

Më 24 Maj, anëtarët e ASH-së zgjodhën kandidaturën e vetme për kryetar të saj zotin Skëndër Gjinushi. Sipas ligjit, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, kryetar i ASH-së mund të zgjidhet vetëm një anëtar i rregullt ose i përhershëm i saj. Neni 11, Pika 1 e ligjit për ASH-në përcakton se:

Kryetari i Akademisë përzgjidhet drejtpërdrejt me votim të fshehtë nga Asambleja, nga radhët e anëtarëve të rregullt ose të përhershëm.

Madje anëtarët nuk duhet të kenë as funksione politike. Neni 6 i këtij ligji përcakton se anëtarë të rregullt të ASH-së nuk mund të zgjidhen persona me funksione të larta politike:

Personat, që kanë funksione të larta administrative dhe politike, nuk mund të kandidojnë për t’u zgjedhur anëtarë të rregullt dhe të asociuar të Akademisë gjatë ushtrimit të këtyre funksioneve.

Kështu, Zoti Gjinushi nuk mund të kandidonte për këtë post, pasi ai, të paktën deri 4 prill, kur regjistroi PSD-në për zgjedhjet e 30 qershorit, ishte kryetari i saj.

Po ashtu, më 30 prill, Zoti Gjinushi nënshkroi me kryeministrin Edi Rama marrëveshjen për të qenë në një koalicion në zgjedhjet e 30 qershorit, duke dhënë  një argument më tepër për zaptimin politik që kryeministri Rama i bëri Akademisë së Shkencave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>