Skica nudo e Berninit shitet në Francë për çmimin rekord prej 1,9 milion €

Nga Exit News
Skica nudo e Berninit shitet në Francë për çmimin rekord prej 1,9 milion €

Një skicë e pabotuar nga skulptori dhe arkitekti Gian Lorenzo Bernini (1598-1680), një nga mjeshtrat e stilut barok, u shit të dielën me çmimin stratosferik prej 1.9 milion euro gjatë një ankandi në internet të kompanisë franceze Actéon.

Vizatimi i rrallë i shekullit të 17-të vendosi një rekord të ri botëror për punën e një artisti, sipas shtëpisë së ankandit.

Vlerësuar midis 30,000 dhe 50,000 euro, puna e kryer midis 1630 dhe 1640, u shit për 1.3 milion euro, e cila me kostot e komisionit e çoi çmimin e përgjithshëm në 1,937,500 euro (ose 38 herë më shumë nga shifra fillestare).

Identiteti i blerësit nuk është zbuluar ende.

Ky vizatim vjen nga një koleksion privat në Compiègne që përfshin vepra të tjera të rëndësishme. Ne nuk mund të japim më shumë informacion për arsye të privatësisë,” tha Dominique Le Coent de Beaulieu, drejtor i Actéon për The Art Newspaper.

Bëhet fjalë për një nudo të pikturuar në mënyrën a sanguina (56 x 42.5 cm), e cila u identifikua si një vepër nga Bernini nga specialistët e shtëpisë franceze të ankandit vetëm disa muaj më parë me rastin e inventarizimit të një trashëgimie aristokratike.

Vepra shquhet si ekstremisht e rrallë, pasi bashkohet me korpusin shumë të kufizuar të veprave të hershme nga autori i famshëm i kolonadës së Sheshit Shën Pjetrit në Vatikan.

Deri më tani ka shtatë studime nudo me model të gjallë të vërtetuara deri më sot.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme