
Skema e testimit dhe karantinës e zbatuar në Sllovaki gjatë dy fundjavave të fundit, ka ulur përqindjen e infeksionit me më shumë se gjysmën, deklaroi të hënën Kryeministri Igor Matovic.
Vendi me popullsi 5.5 milion testoi 3.6 milion njerëz, duke përjashtuar fëmijët e vegjël dhe disa qytetarë të moshuar, gjatë fundjavës së parë në nëntorit.
Fundjavën e kaluar u testuan më pak se 2 milion qytetarë vetëm në zonat më të prekura.
“Ne po shkojmë drejt një dimri të vështirë, ”tha Matoviç. “Ne kemi një mjet jashtëzakonisht të efektshëm, testimin që ul infektimin e qytetarëve me 58%.”
Testimi ishte falas dhe vullnetar, por qeveria vendosi karantinë, përfshirë ndalimin e udhëtimeve për në punë, për ata që nuk pranonin të testoheshin.
Njerëzit duhet të mbanin me vete gjatë lëvizjes çertifkatën se janë testuar dhe kanë dalë negativ.