Minidtria sllovake e Shëndetësisë deklaroi se rezultatet e testimit të vaksinave Sputnik V, të marra nga Rusia, ishin të kënaqshme.
“Dje ne morëm me email nga pala hungareze rezultatet e testeve, të cilat janë negative, ato janë në rregull,” pohoi ministri i Shëndetësiësë, Vladimir Lengvarsky para gazetarëve të Premten.
“Në raundin tjetër do të komunikojmë me ekspertët tanë dhe kryesisht me palën ruse, në lidhje me zhvillimin e ardhshëm në këtë çështje ,” shtoi ai.
Testet e dozave u zhvilluan në një laborator në Hungari, nën mbikqyrjen e agjensisë hunagreze të barnave sipas raportimit nga Reuters.
Ministria sllovake e Shëndetësisë autorizoi përdorimin e Sputnik V në mars, ndonëse ende nuk ka marr miratimin e EMA-s, por ajo kërkoi që dozat e para të testoheshin para administrimit të pjesës tjetër.
Sllovakia ka marr rreth 200 mijë doza vaksinash, nga 2 milion doza që është totali i vaksinave të siguruar nga marrëveshja me Fondin Sovran Rus.
Sputnik V është nën shqyrtim nga Rregullatori Evropian i Barnave (EMA), por kjo nuk i ka ndalur vende të bllokut si Hungaria, të fillojnë me administrimin e saj.
EMA do të vlerësojë pajtueshmërinë e Sputnik V me standardet e të BE-së për efektivitetin, sigurinë dhe cilësinë.
Efikasiteti i vaksinës është 91.6% sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Lancet.