Sllovakia merr 200 mijë doza të vaksinës Sputnik V

Nga Exit News
Sllovakia merr 200 mijë doza të vaksinës Sputnik V

Sllovakia mori të hënën 200 mijë dozat e para të vaksinës ruse, Sputnik V, duke u bërë kështu vendi i dytë në BE që merr këtë vaksinë.

“Është në rregull të blihet vaksina ruse, sepse COVID-19 nuk di asgjë për gjeopolitikën”, u shpreh kryeministri sllovak, Igor Matoviç.

Sllovakia ka blerë dy milionë vaksina Sputnik V dhe pret që gjysma e tyre t’i arrijnë këtë muaj.

Ministri sllovak i Shëndetësisë, Marek Krajçi, tha se vaksinimi me Sputnik V mund të fillojë brenda javësh.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>