
Qeveria sllovene deklaroi të enjten përfundimin e epidemisë së COVID- 19, duke u bërë vendi i parë në Europë, i cili mund këtë virus.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Slloveni, raportoi se gjatë 14 ditëve të fundit janë regjistruar vetëm 35 raste me COVID-19 dhe shkalla e përhapjes është rreth se 1 person në ditë.
Sllovenia ka hapur kufijtë për shtetasit e BE-së të kalojnë kufirin në pikat e kontrollit të zgjedhura, duke i dhënë fund politikës së karantinimit shtatë ditor. Ndërkohë qytetarët e vendeve të treta do t’i nënshtrohen një karantinimi dyjavor, me disa përjashtime.
Sllovenia rregjistroi rastin e parë me COVID-19 më 4 mars. Deri më 13 maj Sllovenia ka rregjistruar 1,464 raste, ndër të cilët 103 vetë humbën jetën.