Socialistët bojkotojnë mbledhjen e KQZ-së, për shqyrtimin e 13 tetorit

Socialistët bojkotojnë mbledhjen e KQZ-së, për shqyrtimin e 13 tetorit

Katër anëtarët socialistë të KQZ-së braktisën mbledhjen e përcaktuar dje për shqyrtimin e kërkesës së partive të opozitës për nisjen e procedurave për zhvillimin e zgjedhjeve vendore më 13 tetor. Klement Zguri, Kryetari i KQZ-së, ka qënë i vetmi anëtarë i pranishëm në mbledhje.

LSI, Partia Agrare dhe ajo Republikane i kërkuan dje KQZ-së të zbatojë dekretin e Presidentit Meta, i cili caktoi 13 tetorin si datë zgjedhjesh. Sipas tyre zgjedhjet e mbajtura në 30 qershor janë të paligjshme dhe dekreti i Presidentit për caktimin e datën së zgjedhjeve duhet respektuar përsa kohë është në fuqi.

LSI, PAA dhe PR iu referuan dhe deklaratës së Misonit të OSBE/ODIHR, the i kërkuan KQZ-së të respektojë dekretin e Presidentit dhe të nisë sa më parë me organizimin e zgjedhjeve të 13 tetorit.

Vendimi për të dërguar kërkesën në KQZ erdhi pas takimit të partive opozitare, ku kryetari i opozitës Basha  deklaroi  se“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor”. 

Më 31 korrik, Presidenti Meta i kërkoi KQZ-së dhe partive politike të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e 13 tetorit, duke i konsideruar zgjedhjet e 30 qershorit të paligjshme. Ai deklaroi se shqiptarët duhet të vendosin me votë si për kryebashkiakët, për parlamentin ashtu dhe për presidentin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>