Socialistët kalojnë në parlament shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë

Nga Redaksia
Socialistët kalojnë në parlament shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë

Komisioni i Ekonomisë miratoi sot propozimin e qeverisë për të shkarkuar Arben Malajn nga bordi i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Shkarkimi i kalon për votim parlamentit.

Zoti Malaj ishte i pranishëm gjatë seancës dëgjimore, së bashku me avokatin e tij Jordan Daci. Ai u përpoq të argumentonte se kërkesa për shkarkimin e tij ishte politike dhe nuk kishte të bënte me shkelje të pretenduara të etikës apo të ushtrimit të detyrës.

“Nuk kam asnjë zhgënjim nga asnjëri prej jush. As nga ty zoti Ahmetaj që kam investuar shumë që një ditë të bëheshe i dobishëm për vendin tënd, por ti duket se je pjesë e të njëjtës strategji” – iu drejtua Zoti Malaj, kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Zotit Arben Ahmetaj.

Pas diskutimeve, 12 nga anëtarët e komisionit votuan pro vazhdimit të procedures së shkarkimit të Zotit Malaj, ndërsa 5 votuan kundër.

Më 16 korrik, me një shkresë prej 9 faqesh, 28 deputetë socialistë e kërkuan shkarkimin e Zotit Malaj. Ish-Ministri i Financave ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë dhe sidomos mënyrën e administrimit të Bashkisë Tiranë nga Erion Veliaj.

Në postime të shumta në rrjetet sociale Malaj ka kritikuar arrogancën, tenderat abuzive dhe politikën e gjobave të ndjekura nga kryebashkiaku Veliaj.

Pas nismës së PS-së, ai ishte shprehur se ishte kërcënuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe se për këtë ka raportuar dhe në Këshillin e Bankës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>