Socialistët propozojnë datën 9 maj si datë zgjedhjesh vitin e ardhshëm

Nga Exit News
Socialistët propozojnë datën 9 maj si datë zgjedhjesh vitin e ardhshëm

Socialistët kërkuan që zgjedhjet e vitit 2021 të zhvillohen në 9 maj.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një intervistë për gazetarët, u shpreh:

“Kur sezoni i zgjedhjeve ka ndryshuar, 9 maj i 2021-it është një datë kuptimplotë për zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Ditë historike e simbolik, pasi përkon me Ditën e Europës. Ndaj presidenti i Republikës, ta shqyrtojë këtë datë, dhe ne socialistët do jemi të kënaqur, pasi është dita e fitores kundër nazi-fashizmit.”

Në lidhje me zgjedhjet në Bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës dhe Rrogozhinë, ku kryetarët e bashkive janë larguar nga detyra dhe janë nën hetim për fshehje të së kaluarës kriminale, Balla u shpreh se përcaktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme