
Me 72 vota pro socialistët shkarkuan Arben Malajn nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
Më 16 korrik, me një shkresë prej 9 faqesh, 28 deputetë socialistë e kërkuan shkarkimin e Zotit Malaj. Ish-Ministri i Financave ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë dhe sidomos mënyrën e administrimit të Bashkisë Tiranë nga Erion Veliaj.
Në postime të shumta në rrjetet sociale Malaj ka kritikuar arrogancën, tenderat abuzive dhe politikën e gjobave të ndjekura nga kryebashkiaku Veliaj.
Pas nismës së PS-së, ai ishte shprehur se ishte kërcënuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe se për këtë ka raportuar dhe në Këshillin e Bankës.