Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Meta nuk do të kërkojë shkarkimin e tij nga kuvend.
Të hënën, 6 nga 9 anëtarët e komisionit votuan pro raportit përfundimtar që do të dorëzohet në kuvend, ku argumentohet se shkeljet gjatë emërimeve të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe në dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar.
Pro këtij raporti votuan deputetët socialist Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Bashkim Fino dhe Krenar Ryçi nga opozita.
Në raport do të përfshihet dhe qëndrimi i deputetëve të tjerë të opozitës, të cilët kanë kërkuar shkarkimin e Metës.
Me dorëzimin e raportit në kuvend përfundon dhe puna e komisionit, ngritur një vit më parë me kërkesë të deputetëve socialistë.
Raporti do të diskutohet dhe votohet në kuvend në seancën e radhës.