Socialistët: Zgjedhje në vitin 2021

Socialistët: Zgjedhje në vitin 2021

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të zhillohen më 2021. Kështu shkruhet në rezolutën e dorëzuar në Kuvend sot nga shumica socialiste. Kjo rezolutë konfirmon qendrimin e shumicës socialiste kundra zgjedhjeve të parakohshme.

Opozita kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme pasi BE bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Opozita mbajti fajtor direkt për këtë vendim Kryeministrin Rama.

Por Kryeministri Rama ka këmbëngulur në qendrimin e tij se nuk ka zgjedhje të parakohshme në vend. Në reagimin e parë pas vendimit të BE-së kundra Shqipërisë, Kryemisnitri tha për emisionin Open të Eni Vasilit se:

“Nuk refuzojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por një problem i brendshmë i BE-së. Kjo çështje nuk lidhet me ne.

Ne jo vetemë që nuk do shkojmë në zgjedhje të parakohshme por ne do vazhdojnë të ecim përpara njësoj siç kemi bërë deri tani. Ne do vazhdojmë të bëjmë këtë që kemi bërë. Jo, Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>