Sondazhi në Durrës, 36.9% do të votonin PD dhe 43.3% PS

Nga Exit News
Sondazhi në Durrës, 36.9% do të votonin PD dhe 43.3% PS

Sondazhi i Barometrit Politik i publikuar në Euronews të enjten tregoi se 36.9%e votuesve në Durrës  do të votonin PD dhe 43.3% PS.

60.6% e të anketuarve dhanë një vlerësim pozitiv për qeverinë për në mënyrën si menaxhoi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa 39.4% e tyre e vlerësuan negativisht.

Pyetur lidhur me opinionin e tyre për tre liderët kryesorë të partive në zgjedhje, Rama, Basha, Kryemadhi dolën këto rezultate:

Mendim pozitiv

Edi Rama – 53.6%

Lulzim Basha – 46.3%

Monika Kryemadhi – 25.4%

Në durrës janë gjithsej 14 mandate. Sondazhi tregoi se PS mund të marrë 7-8 mandate, ndërsa PD 6-7. Kryeministri Edi Rama renditet i 8-i në listën e Durrësit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>