Sondazhi gjerman sjell lajme të këqija për PS

Sondazhi gjerman sjell lajme të këqija për PS

Një sondazh i zhvilluar me 996 votues shqiptarë, mes datave 15-18 qershor, nga kompania gjermane e hulumtimit të tregut GfK tregon se një numër i madh votuesish, prej 20.3 për qind, akoma nuk kanë vendosur se për kë do të votojnë më 25 qershor.

Sipas sondazhit, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë shumë pranë njëra tjetrës me respektivisht 31,4 dhe 31,2 për qind, ndërsa LSI, në rang kombëtar fiton 6 për qind; rezultat ky dukshëm më i ulët për PS e LSI krahasuar me dy sondazhet e tjera të IPR/OraNews dhe Piepoli/ReportTv.

Në sondazhin e fundit të IPR Marketing, numri i votuesve ende të pavendosur ishte 10 për qind, ndërsa në sondazhin e Piepolit 13 për qind. Duhet theksuar se ndryshe nga GfK dhe Piepoli, në sondazhin e IPR-së, përqindjet për secilën parti llogariten vetëm në bazë të të intervistuarve që e kanë vendosur se për kë do të votojnë. Për më tepër, sondazhi i GFK-së ka një kategori të veçantë për ata që refuzojnë të përgjigjen (7,5 për qind), kategori që mungon në dy sondazhet e tjera.

Këto ndryshime në metodologji e bëjnë disi të vështirë krahasimin mes tre sondazheve.

Megjithatë, tre ditë para zgjedhjeve, ndryshimi në pohimet midis Piepolit dhe GfK-së është i jashtëzakonshëm dhe mund të jetë një shenjë e paqëndrueshmërisë së votës. IPR ka zbuluar kohët e fundit se pothuajse gjysma e elektoratit të PS-së do të preferonin një teknokrat përpara një politikani si Edi Rama për kryeministër, gjë që mund të tregojë se baza e PS nuk është aq e fortë sa sugjerohet nga IPR dhe Piepoli.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>