Sondazhi i IPR/OraNews, gjysma e votuesve të PS nuk duan Edi Ramën kryeministër

Sondazhi i IPR/OraNews, gjysma e votuesve të PS nuk duan Edi Ramën kryeministër

Më pak se një javë përpara zgjedhjeve, sondazhi i radhës i IPR Marketing dhe Ora Neës tregon pak ndryshime nga sondazhi i një javë më parë, ç’ka tregon se partitë kryesore pothuaj i kanë konsoliduar pozicionet e tyre.

As dhuna ndaj mbështetësve të LSI-së dhe kërcënimet e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta për të armatosur përkrahësit e tij, as thirrja e kryeministrit Edi Rama për policët për të bërë fushatë për PS duket se nuk kanë ndikuar ndjeshëm në preferencat e votuesve.

Kështu, nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin më 19 qershor, në rang kombëtar PS do të fitonte 48 për qind të votave, PD 33 për qind, LSI 13 për qind, LIBRA 2,3 për qind e PDIU 1,8 për qind.

Një e dhënë interesante e sondazhit të djeshëm ishin përgjigjet për pyetjen se nëse shqiptarët do të preferonin si kryeministër të ardhshëm një politikan apo një teknik.

Pavarësisht nga popullariteti i PS, gati gjysma e votuesve të PS, 44.5%, nuk duan Edi Rama si kryeministër dhe preferojnë një teknokrat. Një kryeministër teknokratësh pa një sfond në politikë është edhe më popullor në mesin e votuesve të PD-së (65.1%) dhe votuesve të LSI-së (84.3%). Në përgjithësi, më shumë se gjysma e votuesve (56.7%) kundërshtojnë një politikan si kryeministër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>