Kënaqësia me punën e kryetares së parlamentit Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti është “rritur në mënyrë dramatike”, ndërsa kënaqësia me punën e Presidentit Hashim Thaçi është ulur.
Këto janë gjetjet e sondazhit të opinioni publik, të kryer nga UNDP në prill 2020. Sondazhi ka matur kënaqësinë e qytetarëve në lidhje me punën e institucioneve kryesore të Kosovës duke nisur që nga viti 2010.
Disa nga gjetjet kryesore të sondazhit janë:
Kënaqësia me punën e kryetares së Parlamentit është rritur me 51.9 përqind nga nëntori 2019 deri në prill 2020.
Kënaqësia me punën e Kryeministrit është rritur me 20.7 përqind, nga 14.4 përqind në nentor 2019 në 65.4 përqind në Prill 2020.
Ndërsa me institucionn e Presidentit, kosovarët niveli I kënaqësis ëka rënë nga 21,2 për qind në nëntor 2019 në 18,7 për qind në prill të 2020.
Rreth 42,5 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e institucioneve kryesore të Kosovës, në krahasim me 17,6 për qind në nentor të 2019. Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar që nga viti 2010.
Kosovarët gjithashtu janë të kënaqur me punën e gjykatave.
Parlamenti i Kosovës shkarkoi qeverinë e Albin Kurtit më 25 mars. Mocioni u paraqit nga partia anëtare e koalicionit qeveritar, LDK. Qeveria Kurti kishte vetëm 50 ditë që kishte marrë detyrën.