Sondazhi nxjerr Lulzim Basha më popullor se Edi Rama në sondazhin e dytë për Tiranën

Nga Exit News
Sondazhi nxjerr Lulzim Basha më popullor se Edi Rama në sondazhin e dytë për Tiranën

Lulzim Basha është më i preferuar në Tiranë se Edi Rama, kështu tregoi  sondazhi i dytë i kompanisë MRB për qarkun e Tiranës.

Sipas sondazhit  popullariteti i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama ka rënë krahasuar me sondazhin e parë.

Teksa e kundërta ka ndodhur me Lulzim Bashën vetëm 10 ditë para zgjedhjeve.

Në sondazhin e kryer për Euronews Albania qytetarët e qarkut të Tiranës vlerësuan me opinion pozitiv:

Lulzim Bashën 44.8%

Edi Ramën 44.4%

Monika Kryemadhin 20.8%

Nga sondazhi i parë në Tiranë, i cilu krye  në periudhën 25 janar-12 shkurt e deri tani, Rama ka humbur muajin e fundit 3 pikë përqindje – nga 47.4% , ndërsa Basha të ketë fituar 5.2 pikë përqindje – nga 39.6%.

Në nivel kombëtar vlerësimi për Bashën është 44% ndërsa për Ramën 47%.

Qytetarët vlerësuan të përshtatshëm për kryeministër:

Edi Ramën 43% – 44.1% sondazhi i parë

Lulzim Bashën 40.2% – 34.1% sondazhi i parë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>