Sonila Meço kritikon Ministren Nikolla dhe Kryebashkiakun Veliaj

Gazetarja e njohur Sonila Meço  ka shprehur sot revoltë ndaj Ministres Lindita Nikolla dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj për përvetësimin e meritave për rikonstruksionin e një shkolle në kryeqytet.

Sipas një postimi publik të Zonjës Meço, ajo së bashku me kolegun Qetsor Feruni dhe kolegë të tjerë të Agon Channel, ndërmorën, kohë më parë, një fushatë sensibilizuese për ngritje fondesh për rinovimin e Shkollës Speciale 9-Vjeçare Luigj Gurakuqi.

Falë përpjekjeve të tyre dhe mbështetjes nga biznesmenë u bë e mundur përmirësimi i kushteve në këtë shkollë.

Sot, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë ErionVeliaj kanë organizuar një ceremoni inagurimi të rinovimit të shkollës, në të cilën nuk janë përmendur apo njohur fare përpjekjet e tyre që mundësuan rinovimin, duke lënë të nënkuptohet që rinovimi është kontribut i qeverisë dhe Bashkisë Tiranë.

Zonja Meço e ka quajtur ceremoninë “një maskaradë” dhe sjelljen e Nikollës dhe Veliajt “krekosje”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>