Sorbeto me mjedra për ditët e nxehta të verës

Nga JaMystic
Sorbeto me mjedra për ditët e nxehta të verës

Akullorja alternative me shijen e vertetë të frutave quhet Sorbeto.

Pak histori

Mendohet që origjina e sorbeto-s është nga Kina dhe që falë Marko Polos ajo erdhi në Itali. Fjala sorbeto vjen nga arabishtja chorbet ose sharbet (shërbet) i ëmbël.
Megjithatë që në antikitet perandori Neron përdorte dëborë nga Alpet të përzier me mjaltë, dhe si një nga delikatesat e kohës ajo erdhi deri më sot duke nxjerrë në pah shijen e vertetë të frutave dhe  freskinë e tyre nepermjet ftohjes.
Sorbeto kompozohet vetëm nga tre elementë, fruta, ujë dhe sheqer por per të arritur rezultat duhet të  balancohen raportet e këtyre tre elementeve.

Për  1 person me pasion duhen:

  • 500g mjedra
  • 180g sheqer
  • 150 g ujë

Në një mixer hedhim mjedrat e fresketa dhe i reduktojmë në pure.
Ndërkohë hedhim ujin dhe sheqerin në  tenxhere dhe i vëmë të  valojnë . Shërbeti eshte gati kur marrim një  pike shërbet dhe e vëmë mbi thua dhe pika rri e paprishur.
E heqim shërbetin dhe e përziejmë me purenë e mjedrës. E lemë të ftohet dhe e hedhim në enën që bën akullore. Në  pamundesi të  aparatit për akullore e hedhim masën në një enë e mbulojmë me një film plastik dhe e vemë në  ngrirje per 8 orë.

Jamystic këshillon: Ngrirësit në shtëpi nuk janë të përshtatur për akullore, kështu që ngrirja bëhet shumë e fortë.
Për ta konsumuar sorbeton, nxirreni 25-30 minura para nga ngrirja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>