Soreca apel për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

Soreca apel për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca bëri të mërkurën thirrje për plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës së Kushtetuese. Thirrja u bë gjatë një takimi me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe.

“Është e rëndësishme të vazhdohet me emërimet, nga Gjykata e Lartë, të gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të sigurohet pavarësia e saj e plotë,” shkruan Soreca në rrjetin Twitter për takimin.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami tavën e shkuar, u shpreh se Gjykata e Lartë do të bëhet me 10 anëtarë brenda muajit korrik, duke i hapur rruge zgjedhjes së 3 anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Soreca la të kuptohet se po zhvillon një vizitë nëpër institucionet e reja të drejtësisë.

 

Lajme te ngjashme