Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca vizitoi të hënën një qendër numërimi në Tiranë. Përmes një postimi në Tëitter, Soreca shkruan se deri në përfundimin e numërimit të votave nuk duhet të ketë përfundime.
“Votimi është duke vijuar në të gjithë vendin. Duhet të vijojë në mënyrë të qendrueshme pa ndërprerje apo ndërhyrje. Deri sa të përfundojë kutia e fundit nuk duhet të kemi përfundime”
Soreca deklaroi se BE po mbështet misionin e OSBE/ODIHR-it në monitorimin e procesit zgjedhor.