Soreca bisedon me Bashën për situatën politike dhe integrimin në BE

Nga Exit News
Soreca bisedon me Bashën për situatën politike dhe integrimin në BE

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim të martën me kryetarin e PD, Lulzim Basha një ditë pasi ky i fundit u rikonfirmua në drejtimin e partisë pas zgjedhjeve në 13 qershor.

Soreca njofton përmes Twitter se biseda me kreun e opozitës është përqendruar në dy tema kryesore: situatën aktuale politike dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Basha fitoi zgjedhjet për kryetar në PD duke marrë mbi 80% të votave. Në mesazhin e tij pas daljes së rezultatit Basha ftoi demokratët të hidhen edhe njëherë në betejë duke paralajmëruar kështu një aksion të fortë politik në muajt në vijim.

Nga ana tjetër Shqipëria pret të marrë nga Këshilli Europian datën për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në fund të muajt qershor. Kjo do të shënonte nisjen në praktikë të procesit të negociatave për anëtarësim në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>