Soreca dënon si të qëllimshme shpifjet e medias për një video të tijën

Soreca dënon si të qëllimshme shpifjet e medias për një video të tijën

Ambasadari i BE-së në Tiranë Luigi Soreca komentoi për herë të parë për lajmet e shpërndara nga disa media, disa muaj më parë, të cilat aludonin për një lidhje mes tij dhe një zyrtareje publike.

Pyetur nga gazetarja Eni Vasili se si e përjetoi Zoti Soreca këtë lajm dhe përse zgjodhi të mos reagonte publikisht, ai u përgjigj:

Nuk reagova publikisht sepse nuk doja t’i jepja rëndësi lajmeve të rreme. Këto janë të këqija, shpifje. Atyre që shpërndanë lajme të rreme, pas disa kohe, kjo sjellje e keqe u shkon kundër.”

Në nëntor 2019, disa media shkruan se ekziston një video intime e një ambasadori me një zyrtare publike. Në media u përfol se bëhej fjalë për ambasadorin Soreca, por ai nuk e komentoi fare ngjarjen në atë kohë.

Sot pas deklaratës së Ambasadorit Soreca, presidenti Meta njoftoi se do t’i kërkojë kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi ndaj ambasadorit Soreca dhe zyrtares.

Presidenti Meta i bëri thirrje gazetarëve që të distancohen nga çdo skenar i fabrikimit të lajmeve të rreme me qëllim shantazhimin e ambasadorit të BE-së dhe çdo diplomati tjetër në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>