Soreca: Ditën e zgjedhjeve do të vëzhgojmë nga terreni

Nga Exit News
Soreca: Ditën e zgjedhjeve do të vëzhgojmë nga terreni

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, njoftoi përmes një statusi në Twitter, se ditën e zgjedhjeve do të jetë në terren për të vëzhguar votimin nga afër, bashkë me përfaqësuses të ambasadave.

Së bashku me shumë kolegë të vendeve anëtare të BE-së, unë do të vizitoj një numër të madh të vendvotimesh në ditën e zgjedhjeve,” shkruan Soreca.

Ai gjithashtu inkurajoi qytetarët të votojnë, duke respektuar të gjitha masat kundër COVID19.

Soreca ndau një postim të Delegacioni të BE, ku thuhej se rreth 70 përfaqësues të huaj u informuan mbi procesin e zgjedhjeve nga KQZ.

#SkuadraEuropa po mbështet misionin ODIHR në procesin e monitorimit të përgatitjeve dhe kryerjes së zgjedhjeve,” shkruan mes të tjerash delegacioni.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>