Soreca: Kandidatët në zgjedhje të jenë me integritet, në qershor do të vendoset për konferencën

Nga Exit News
Soreca: Kandidatët në zgjedhje të jenë me integritet, në qershor do të vendoset për konferencën

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kërkoi që partitë të vendosin në lista kandidatë të pastër dhe me integritet.

Në një intervistë për News 24, Soreca tha se ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet me përpikmëri, pasi zgjedhjet janë pikë e rëndësishme për nisjen e negociatave.

“Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht, Pse? Sepse jemi në pikën e nisjes së negociatave dhe parlamenti i ri duhet t’u nënshtrohet reformave në fusha të tilla si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsioni, dhe për ta bërë këtë duhet të keni standarde të larta integriteti të anëtarëve të parlamentit. E hëna është afati për prezantimin e kandidaturave.”

Në lidhje me konferencën e parë ndërqeveritare, Soreka tha se shtetet anëtare do të vendosin pas zhvillimit të zgjedhjeve, duke shtuar se në muajin qershor do të vendoset për të.

“Ky është objektivi ynë, qershori është periudha për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Eshtë e rëndësishme tani që ndërsa Shqipëria vazhdon të bëjë punën që është e nevojshme, edhe gjatë fushatës elektorale, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, vazhdimit të ndërtimit të gjyqësorit, Shtetet Anëtare e shohin këtë angazhim të vazhdueshëm dhe prandaj do të duhet të vendosin dhe shpresojmë që vendimi për qershorin të jetë pozitiv.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>