
Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, përmes një statusi në Twitter ka bërë thirrje që të zbatohet ligji i dekriminalizimit.
Soreca theksoi se pas partive politike, është radha e KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojnë të gjitha kandidatët e të sigurojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.
Në vijim statusi i plotë i ambasadorit Luigi Soreca:
“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani është KQZ në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, që do të verifikojnë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët ”