Soreca kujton vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino

Nga Exit News
Soreca kujton vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kujtoi vrasjen e gjyqtarit Italian Paolo Borsellino. Në një postim në Twitter Soreca shkruan:

Çdo 19 korrik, mendja jonë kujton ato momente të tmerrshme të 28 viteve më parë, kur mafia vrau Paolo Borsellinon dhe 5 oficerë policie. Por fjalët e tij vazhdojnë të jenë me ne, për të kujtuar se lufta për një botë më të mirë është një detyrim moral për të gjithë ne. Faleminderit përgjithmonë”

Paolo Borsellino njihet si gjyqtari, i cili ka dënuar anëtarë të mafies siciliane, sëbashku me Giovanni Falcone. Ai u vra në 19 korrik 1992 pranë shtëpisë së nënës së tij nga një bombë në makinën e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>