“Vetëm me dënimin e zyrtarëve të lartë, politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët do të kuptojnë se ata nuk janë – më saktë duhet të them se ata “nuk janë më” — mbi ligjin”.
Kështu u shpreh Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca, në konferencën e lartë kundër korrupsionit të mbajtur të hënën.
Në mars ka nsiur program i BE-së me vlerë 5, 5 milionë euro, Ii drejtuar nga autoritetet spanjolle, hollandeze dhe italiane për mbështetjen e institucioneve shqiptare në hetimit e krimti ekonomik, njoftoi Soreca.
Ai njoftoi, gjithashtu, se javën e ardhshme, ekspertët e huaj do ët ndjekin gjyqin e parë të SPAK kundër krimti dhe korrupsionit në nivelet e larta.
“Në Shqipëri po shohim rezultatte e para të një reforme të thellë në drejtësi”, shtoi Soreca.
Ai theksoi se Shqipëria ka ende punë për të bërë në dënimin e zyrtarëve të lartë dhe hetimin e magjistratëve të përjashtuar nga vetingu.
BE prej vitit 2012 ka financuar 60 milionë euro për institucionet e drejtësisë në vend.