
“Reforma Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it është kusht i domosdoshëm për të ecur drejt integrimit europian.
Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të arrihet tani për të filluar negociatat me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur.”
Kështu shkroi më 1 qershor ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Menjëherë pas ambasadores amerikane Yuri Kim, edhe Soreca i ka kujtuar palëve se duhet të mbyllin sa më parë reformës pasi tashmë afati i premtuar prej tyre, 31 maji, ka kaluar.
Soreca rikujtoi palët se reforma duhet bërë sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.
Kujtojmë se shumë prej kërkesave të opozitës, të përfshira në diskutimin e Këshillit Politik, si identifikimi elektronik dhe qeveria tranzitore, nuk janë pjesë e rekomandimeve të OSBE-së.
Duket se ngjashëm me ambasadoren Kim, e cila i quajti kërkesat e opozitës ‘jo praktike’, edhe Soreca mendon se opozita duhet të tërhiqet nga këresat e saj.